Ballina Aktualitet Berat, gjimnazistët në mbështetje të protestës së studentëve

Berat, gjimnazistët në mbështetje të protestës së studentëve

Gjimnazistët në Berat kanë dalë sot në protestë në rrugët e qytetit në përkrahje të studentëve në Tiranë dhe në rrethet e tjera të vendit. Pavarësisht se u kyçën dyert e gjimnazeve për të mos lejuar që nxënësit të dilnin nga shkolla për t’ju bashkuar protestës, një pjesë e tyre kanë dalë duke u hedhur nga hekurat e shkollës.

Nxënësit e Gjimnazit “Kristaq Capo” nuk u futën fare në mësim dhe dolën në sheshin qëndror të qytetit për të protestuar. Gjimnazistët marshuan në rrugët e qytetit, duke bllokuar për disa minuta akset kryesore hyrëse të qytetit. Më pas, duke u shumuar, gjimnazistët vazhduan protestën e tyre përpara godinës se Drejtorisë Arsimore Rajonale, ku nuk u lejuan të futeshin brenda.