Ballina Aktualitet Berat, fermerët ngrihen në protestë

Berat, fermerët ngrihen në protestë

Opozita e bashkuar ka organizuar një tjetër protestë në Urën Vajgurore, Berat ditën e sotme. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe fermerët e zonës, të cilët me pankarta në duar dhe thirrje antiqeveritare, shpallin falimentimin e tyre.

Shumë prej fermerëve për të treguar indinjatën për mospërkrahjen e tyre, kanë zgjedhur të hedhin edhe prodhimet e tyre në rrugë në shenjë proteste.

“Kemi falimentuar, qeveria ka rënë poshtë,” – shprehen fermerët të revoltuar.