Ballina Aktualitet Berat, dy pallate rrezikojnë të shemben

Berat, dy pallate rrezikojnë të shemben

Dy prej pallateve më të vjetra në qytetin muze të Beratit rrezikojnë të shëmben.

Janë ndërtuar rreth viteve 1960, dhe të gjithë i njohin në qytet si pallatet e Çelepiasit. Për shkak se janë me çati, të cilat me kalimin e kohës janë amortizuar, pronarët e kateve të sipërme u është dashur që çdo vit t’i restaurojnë. Lëvizjet demografike kanë bërë që disa prej tyre të largohen duke bërë që askush të mos kujdeset për strehën. Ndërkohë që lagështira dhe faktorë të tjerë natyrorë kanë bërë që i gjithë objekti të kthehet në rrezik, ndaj banorët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet.

“Është fat që nuk kanë vrarë ndonjë njeri ose fëmijë që kalon” thotë një banor

Fasadat e këtyre apartamenteve tregojnë qartë mungesën e investimeve, të cilat në këtë lagje janë harruar prej vitesh. Ndërkohë që burime të bashkisë thanë se ndërhyrja në këto pallate është pjesë e një projekti për rehabilitimin e lagjjeve të qytetit, por që nuk dihet se kur do të fillojë.