Ballina Aktualitet Berat, dhuna ndaj grave, një fenomen në rritje

Berat, dhuna ndaj grave, një fenomen në rritje

Një në tre gra kërkojnë urdhër mbrojtjeje pranë drejtorisë se policisë së Beratit.
Më tepër raste të dhunës në familje vihen re te shtresat e varfëra, por edhe familjet që jetojnë në zonat urbane nuk përjashtohen nga ky fenomen.

Për psikologët ky quhet ndërgjegjësim i qytetarëve.

Edhe pse po punohet fort për ndërgjegjësimin e grave dhe të vajzave problem vazhdon të mbetet ligji shprehet një nga psikologet e këtij qyteti pasi nuk u sigurohet banesë këtyre grave të cilat divorcohen nga burri, por janë të detyruara dhe të kushtëzuara që ndonjëher të mos bëjnë zgjedhjen e duhur e të vazhdojnë të qëndrojnë nën presionin e tyre për shkak se skanë ku të shkojnë.