Ballina Aktualitet Berat, çifti i të moshuarve hidhet nga kati i gjashtë

Berat, çifti i të moshuarve hidhet nga kati i gjashtë

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka tronditur Beratin, pasi një çift të moshuarish janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”.

Burimet zyrtare të policisë bënë me dije se çifti i të moshuarve ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e tyre.