Ballina Aktualitet Berat, Bashkia organizon aktivitet kundër dhunës

Berat, Bashkia organizon aktivitet kundër dhunës

Bashkia e Beratit, në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), organizoi në sheshin qendror të qytetit, një veprimtari ndërgjegjësimi kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Kjo veprimtari realizohet në çelje të fushatës globale që nis nga 25 nëntori i çdo viti deri më 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Fushata, me titullin: “BËJE BOTËN PORTOKALLI”, synon të sensibilizojë shoqërinë për të parandaluar dhe për të çrrënjosur dhunën me bazë gjinore.

Refereuesit e këtij aktiviteti përcollën mesazhe paqeje e barazie midis burrit e gruas, për t’i dhënë fund dhunës dhe diskriminimit gjinor.