Ballina LAJME Berat, Basha fermerëve: Ejani të marrim fatin në duart tona

Berat, Basha fermerëve: Ejani të marrim fatin në duart tona

Kryetari i PD Lulzim Basha zhvilloi këtë të hënë një takim me fermerët në zonën e Beratit. Basha ndau me fermerët shqetësimin e braktisjes nga qeveria dhe rrugën e zgjidhjes, nëpërmjet alternativës së Partisë Demokratike dhe zgjedhjes me votë të lirë të një qeverie që nuk është e kapur nga krimi dhe oligarkët.

Mungesa e subvencioneve, çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e infrastrukturës ishin tre shqetësimet kryesore të fermerëve, për të cilat Basha tha se zgjidhja është dhënë në programin e Partisë Demokratike.

“Nuk ka asnjë vend të Europës që bujqësia të funksionojë pa subvencione, as Ballkan. Ne s’themi se premtojmë mrekullira, por të paktën subvencione sa jep Kosova dhe Maqedonia do të japim. 150 milion euro në vit janë të domosdoshme që të paktën të ulin kostot e mekanikës apo, në rastin tuajc të plasmasit të serave, të pesticideve, të imputeve, fidanëve etj.” – tha Basha

Gjithashtu një problem tjetër për fermerët është edhe çmimi i lartë i naftës, por kreu i opozitës i njohu ata me zgjidhjen që u ofron Partia Demokratike.

“Absolutisht për të gjithë vendin, hapi i parë do të jetë heqja e taksës Rama mbi naftën. Në momentin e parë që do të aplikojmë këtë masë, nafta do të jetë minimalisht 300 lekë më e lirë dhe pastaj do të ecim me hapa të tjerë me naftën bujqësore. Por, hapi i parë për të gjithë ekonominë do të jetë ulja e çmimit të naftës me 300 lekë.”- u shpreh Basha.