Ballina Aktualitet Berat, arrestohet i riu me drogë në makinë

Berat, arrestohet i riu me drogë në makinë

Policia e Beratit ka arrestuar një 25 vjeçar nga Tirana, pasi u kap në flagrancë me drogë në makinë. Në pranga ka rënë shtetasi Virjon Cora banues në Allias, Tiranë.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Benz ML i’u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Më pas materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.