Ballina Kronikë Berat, arrestohet 32-vjeçari pasi plagosi dy persona

Berat, arrestohet 32-vjeçari pasi plagosi dy persona

Policia e Beratit ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi pas një sherri ka goditur me thikë dy persona të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori është Fatjon Toska 32 vjeç, banues në lagjen “Barikada” në Berat.

Sherri ka ndodhur në lagjen “Çlirim”, ndërsa Toska goditi me thikë një vajzë 23 vjeçe me inicialet R.D. dhe G.D. 53 vjeç.

Të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat dhe raportohet se janë jashtë rrezikut, pasi kanë plagë të lehta.