Ballina Aktualitet Berat, 40 raste dhune në familje brenda dy muajsh

Berat, 40 raste dhune në familje brenda dy muajsh

Mbi 40 raste dhune janë denoncuar në Policinë e Beratit përgjatë dy muajve të parë të këtij viti.

Drejtoria e Policisë së qarkut Berat, bën me dije se për muajin Janar janë regjistruar 25 raste dhe për muajin Shkurt 16 të tilla.

Avokatët shprehen se dhuna në familje zë peshën kryesore të rasteve të shqyrtuara në Gjykata dhe pas saj renditen divorcet.

Arsyet kryesore sipas avokatëve lidhen me gjendjen ekonomike

“Papunësia, alkooli, problemet ekononike janë shfaqet kryesore. Kryesisht ata që na vijnë në gjykatë janë me arsim të ulët, me arsim më pak se 9 vjeçar”

Banorët në Berat shprehen se dhuna fizike dhe psikologjike është një fenomen shqetësues që ata e ndeshin jo vetëm në familje por edhe në shoqëri.

Vitin e kaluar në Berat, u denoncuan 200 raste të dhunës nga familje, ku u proceduan penalisht rreth 74 autorë. Por përveç fenomenit shqetësim përbën edhe mungesa e qendrave të trajtimit të viktimave të dhunës.