Ballina RAJONI Beograd, mijëra vetë kundër qeverisë dhe presidentit Vuçiç

Beograd, mijëra vetë kundër qeverisë dhe presidentit Vuçiç

Mijëra protestues mbushën mbrëmjen e së shtunës rrugët e Beogradit, në një manifestim kundër dhunës politike në Serbi.

Protestuesit bënë thirrje kundër qeverisë dhe presidentit të vendit, ndërsa autoritetet nxorën në rrugë mjete të blinduara, e madje edhe tanke.

Protesta u mbajt pasi kryetari i Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviç u përgjak në një sulm në fund të nëntorit. Opozita u bëri thirrje qytetarëve për protestë, lidhur me mungesën e demokracisë në Serbi dhe shtypjen e zërave disidentë brenda dhe jashtë Parlamentit.