Ballina Aktualitet Beograd: Kërcënohet me armë menaxheri i Armando Sadikut

Beograd: Kërcënohet me armë menaxheri i Armando Sadikut

Nikola Damjanac, menaxheri i futbollistit të Kombëtares shqiptare Armando Sadiku, është kërcënuar sot me armë nga njerëz të njohur të futbollit serb.

Damjanic ishte në një restorant në Beograd së bashku me familjen, kur një person i është kundërvënë djalit të tij Aleksa. Agresori në fillim kaloi pranë tavolinës dhe më pas e ka qëlluar me shpullë atë. Ndërsa një tjetër person goditi me grusht menaxherin dhe ai që nisi sherrin ka nxjerrë pistoletën duke e mbushur dhe duke u bërë gati ta shkrepë.Më gjakftohtët kanë qetësuar situatën dhe deri tani nga mediat serbe nuk bëjnë ende me dije se cilat ishin arsyet e kësaj ngjarje.

Lajmi ka bërë xhiron e rrjetit në Serbi pasi Nikola Damjanac është një nga menaxherët më të njohur në Ballkan, i cili ka në menaxhim sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Ky nuk është kërcënimi i parë për Damjanac të cilit i është kërkuar që mos jetojë në Serbi. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, por dyshohet për një konflikt të vjetër mes palëve.