Bënte namin me vjedhje, policia e Durrësit arreston 37 vjeçarin

58

Një person i dyshuar për së paku 10 vjedhje është vënë në prangat e policisë së Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Finish”.

I arrestuari D. M., 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

I ndaluari akuzohet për dhjetë ngjarjet e mëposhtme, ndërkohë që në ngarkim të tij, materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

-Më datë 05.06.2020, rreth orës 23:30, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke vjedhur materiale ndërtimi në një objekt që po riparohej.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i disa vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht:

-Më datë 14.07.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetasit N. P.;

-Më datë 17.08.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetasit A. L.;

-Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. I.;

-Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës dyshohet se i ka vjedhur 10.000 lekë të rinj shtetases M. B.;

-Më datë 16.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. L.;

-Më datë 25.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. R.;

-Më datë 22.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur arkën e ndihmave në një kishë që administrohet nga shtetasi B. C.;

-Më datë 26.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. V.;

-Më datë 03.10.2020, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në mjetin e shtetasit K. Ç.;

-Më datë 04.10.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike dhe materiale të ndryshme te nënstacioni elektrik.