Bënte kërdinë me bizhuteritë e vjedhura, arrestohet 33 vjeçarja nga Durrësi/EMRI

56

Ka rënë në pranga pjesëtarja e një grupi grabitësish banesash.

Bëhet fjalë për 33-vjeçaren, Valbona Osmani e cila bashkë me grupin e saj kryenin vjedhje kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

Sendet e grabitura llogariten të jenë me vlerë mbi 5 mijë euro.

Në to janë gjetur më së shumti bizhuteri.

Valbona Osmani nga Durrësi po arratisej drejt Maqedonisë së Veriut, por plani i saj nuk rezultoi me sukses.

33 vjeçarja dyshohet se i shiste bizhuteritë e vjedhura jashtë Shqipërisë. Gjatë arrestimit ajo nuk bëri rezistencë, madje i ftoi policët të rishikonin ndalimin se mos ndoshta kishin ngatërruar person.