Bënë “kërrdinë” me llogaritë bankare, arrestohen dy të rinj

68

Dy të rinj janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë proceduar nën akuzën e mashtrimit kompjuterik.

Ata dyshohet se përmes vjedhjes së të dhënave bankare të shtetasve jashtë Shqipërisë, kanë përfituar shuma të mëdha parash.

Du të rinjtë e arrestuar, Qirjako Topi, 21 vjeç dhe Igen Basha, 18-vjeç, sipas Policisë, në bashkëpunim edhe me të tjerë, vetëm në një kompani, kanë shkaktuar dëm prej 33 milionë lekësh të rinj.

Dyshohet se ”viktima” të tyre kanë rënë dhe biznese të tjera, ndërkohë që hetimet për rastin janë duke vijuar.

“Veprimet hetimore vazhduan dhe në lidhje me persona të cilët kanë furnizuar apo kanë bashkëpunuar për sigurimin e të dhënave të kartave bankare, nga ku rezultoi se këta shtetas kanë bashkëpunuar dhe me shtetasit: E. H., 21 vjeç, E. Sh., 19 vjeç, Dh. T., 23 vjeç, M. M., 33 vjeç (shtetas i huaj) dhe S. S, 26 vjeç (shtetas i huaj). Të pestë këta shtetas po procedohen penalisht, pasi dyshohen si bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik””, tha policia.