Ballina KULTURË Bella Hadid e para e cila vishet me Fenty Beauty

Bella Hadid e para e cila vishet me Fenty Beauty

Në fund të majit, Rihanna hodhi në treg koleksionin e parë fare të linjës së saj të veshjeve, Fenty. Ajo u bë e para grua me ngjyrë në drejtim të një shtëpie mode brenda grupit Louis Vuitton Moet Hennessy (LVMH).

Koleksioni i saj i parë ka gjithçka mund të kishim ëndërruar nga një linjë veshjesh Fenty: fustane xhins, syze të mëdha, këpucë dhe sandale me majë dhe rripa.

Kështu, supermodelja e parë që u shfaq publikisht e veshur kokë e këmbë me Fenty nuk kishte si të mos ishte Bella Hadid, e njohur për stilin e saj gjithmonë në shenjë.

Ajo u fotografua në New York e veshur me një fustan të bardhë xhins, kombinuar me sandalet ngjyrë limoni jeshil dhe syzet me nuanca të gjelbra, një kombinim padyshim i qëlluar.