Ballina Aktualitet Belgjikë, parandalohet një atentat kundër ambasadës amerikane

Belgjikë, parandalohet një atentat kundër ambasadës amerikane

Sipas një njoftimi të Prokurorisë Federale belge, një shtetas belg, i dyshuar se kërkonte të kryente një sulm kundër ambasadës amerikane në Bruksel, është arrestua nga forcat e policisë. Po sipas burimit të prokurorisë, i dyshuari ndodhet nën arrest për tentativën për atentat në një kontekst terrorist, duke konfirmuar një informacion të dalë më herët ne median belge.

Deri tani nuk dihen detaje të tjera të lidhura me këtë ngjarje, por policia po punon për gjetjen e identitetit të të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave që e kanë sjellë atë drejt këtyre veprimeve me kontekst të dyshimtë.