Ballina Aktualitet Bektashinjtë festojnë sot Sulltan Nevruzin

Bektashinjtë festojnë sot Sulltan Nevruzin

Sulltan Novruzi është një festë e veçantë për besimtarët bektashinj, që simbolizon ardhjen e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës dhe shpirtit. Me këtë rast, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve për çdo vit hap dyert për të pritur në një aktivitet të madh festiv qindra besimtarë.

Që në orët e para të mëngjesit, kryegjyshi botëror i bektashinjve Haxhi Edmond Brahimaj del para hyrjes së Selisë së Shenjtë për të pritur e bekuar çdo besimtar, një ritual ky tepër i rëndësishëm për ta.

Pas koncerit të madh me këngë e valle nga treva të ndryshme, kryegjyshi Haxhi Edmond Brahimaj zhvillon pritjet zyrtare me drejtues të lartë të vendit.

Festa e Sulltan Novruzit përkon me lindjen e Abaz Aliut. Ndezja e qirinjve dhe falja në tyrbe janë dy ritet më të veçanta për besimtarët.