Ballina Aktualitet Bëhuni gati! Të hënën bie 15 cm dëborë…

Bëhuni gati! Të hënën bie 15 cm dëborë…

Pas temperaturave pranverore që na solli kjo fundjave, ditën në vijim pritet që të jenë me temperatura të ulëta, madje në disa zona parashikohet edhe rreshje dëbore.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në zonat më të ulëta të qarkut Kukës në fund të ditës së nesërme priten reshje të dobëta dëbore ose dëborë e përzier me shi, kurse në lartësinë mbi 800 m, trashësia e saj mund të arrijë deri në 15 cm.

Në qarkun Shkodër në fund të ditës së nesërme, reshjet do të jenë në formë dëbore në lartësitë mbi 900 m. Sipas të njëjtave burime të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 / 18 °C, në vendet e ulëta: 8 / 20 °C, në vendet malore: -1 / 14 °C. Era pritet të jetë mesatare, por edhe e fortë.