Befason Kina, asnjë rast të ri me Covid-19

71

Kina, nga ku nisi e gjithë epidemia e koronavirusit ka befasuar. Në 24 orë nuk janë regjistruar raste të virusit.

Gjatë së mërkurës u raportuan 34 raste, por ishin të importuara, pra të ardhura nga vende të tjera.

Në Wuhan nga ku edhe nisi pandemia u regjistruan 8 vdekje gjatë ditës së fundit.

Në total në Kinë numri i të prekurve nga koronavirus është 80928, ndërsa i të vdekurve 3245.