Ballina Showbiz Bebe Rexha i kërkon duet reperes më të kërkuar, cila do jetë...

Bebe Rexha i kërkon duet reperes më të kërkuar, cila do jetë përgjigjja?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka patur shumë sukses me projektet e fundit muzikore. “Say my name” në bashkëpunim me J Balvin dhe David Guettën arriti në toplista, por tani ajo po kërkon një duet.

Këtë gjë, duket se dëshiron ta bëjë me reperen më të kërkuar të momentit, Cardi B. Ndonëse kjo e fundit po merret me çështjet familjare, Bebe nuk heziton që t’ia bëjë ofertën në mënyrë indirekte.

Ajo ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet me një aksesor në flokë që shkruan “Drippin”. Fotografinë e shoqëroi me shkrimin: “Came thru drippin.”

Këto janë fjalë të marra nga projekti muzikor “Drip” i Cardi B me grupin Migos. Pëlqimi i madh i Bebes për muzikën që sjell në treg reperja mund të mundësojë shumë shpejt një duet mes tyre.