Ballina BOTA BE rrit presionin ndaj Rumanisë

BE rrit presionin ndaj Rumanisë

Bashkimi Evropian kërkoi të martën të rriste presionin mbi Rumaninë, që kjo e fundit të ngrijë reformat gjyqësore të diskutueshme dhe të parandalojë çdo shmangie nga vlerat demokratike.

Zëvendësshefi ekzekutiv i BE Frans Timmermans tha se ndryshimet e propozuara në sistemin gjyqësor dhe kodin penal të bërë nga social-demokratët në pushtet, ishin të gabuara dhe sinjalizoi një përmbysje të një dekade reformash demokratike dhe ekonomike në vend.

“Zhvillimet gjatë 12 muajve të fundit, për fat të keq, kanë vënë në pikëpyetje dhe ndonjëherë edhe kanë ndryshuar progresin e bërë gjatë 10 viteve të fundit. Por gjithsesi ne duhet të qëndrojmë të vendosur dhe të mbështesim popullatën rumune,”- u shpreh më tej Timmermans.