Ballina LAJME BE kërkon rishqyrtimin e tarifës së vendosur nga Kosova

BE kërkon rishqyrtimin e tarifës së vendosur nga Kosova

Përfaqësuesit e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rishikojë vendimin për rritjen e tarifës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Ne e shohim me shqetësim vendimin e Kosovës për rritjen e tarifës 100 përqind edhe ndaj produkteve të njohura ndërkombëtarisht të shteteve të tjera, duke përfshirë ato të Bashkimit Evropian, që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë”.

“Ne theksojmë mesazhin e Bashkimit Evropian se rritja e tarifave nuk kontribuon drejt fqinjësisë së mirë dhe bie në kontradiktë me përkushtimin e Kosovës për integrim rajonal si dhe me parimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të përshkruara ndaj Kosovës,” – thuhet në komunikatë.

Gjithashtu në komunikatë theksohet se Bashkimi Evropian kërkon që patjetër Kosova ta rishikojë vendimin, që sipas tyre, do të ishte “vendim i drejtë për aspiratat drejt integrimit në BE”.