Ballina BOTA BE gjobit kompaninë “Guess” me 40 milionë euro

BE gjobit kompaninë “Guess” me 40 milionë euro

Bashkimi Evropian gjobiti sot kompaninë e veshjeve “Guess” me 40 milionë euro për bllokimin e shitjeve në kufij dhe për mbajtjen e çmimeve të larta në mënyrë artificiale në disa shtete anëtare të BE-së.

I ashtuquajturi bllokim gjeografik në një shkelje e rregullave të BE-së. ligji i ri që i ndalon këto praktika hyri në fuqi më 3 dhjetor, por procedurat kundër Guess kishin filluar më herët, në qershor 2017.

“Guess është përpjekur të paralajmërojë konsumatorët në BE që të mos bëjnë blerje në vendet e tjera anëtare duke bllokuar shitësit që të tregtojnë pranë kufijve,” – tha në një deklaratë për shtyp komisionerja për Konkurrencën në BE, Margrethe Vestager.