Ballina BOTA BE apel Kosovës: Të hiqet taksa për mallrat serbe

BE apel Kosovës: Të hiqet taksa për mallrat serbe

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini menjëherë pas taksimit të produkteve serbe me 100 përqind nga Kosova, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të hiqet menjëherë taksa për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja për 100 për qind është shkelje e pastër e CEFTA-s dhe frymës së Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Ajo përkeqëson situatën pas vendimit të parë prej 10 për qind javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të anulojë këto vendime,” – është shprehur ajo.