Ballina Aktualitet BE, ambasadori Soreca: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, vendimtare

BE, ambasadori Soreca: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, vendimtare

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca në një intervistë për mediat ka deklaruar se Shqipëria ka bërë përparim shumë të rëndësishëm në vitet dhe muajt e fundit, por ende ka shumë për të bërë.

Ai përmend veçanërisht fushat që janë identifikuar nga Këshilli në qershorin e kaluar.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është vendimtare dhe nuk ka kohë për të humbur. Reforma e drejtësisë duhet të vazhdojë, është një proces elastik dhe të gjithë duhet të punojnë në të njëjtën drejtim,” – deklaron Soreca.