Ballina Aktualitet Bastet mbyllen me shpejtësi, heqin reklamat dhe shesin televizorët

Bastet mbyllen me shpejtësi, heqin reklamat dhe shesin televizorët

Pikat e basteve do të mbyllen para 1 janarit të 2019. Ambientet e ish-llotove tashmë janë kthyer në një tjetër biznes. Duke hequr logon e kompanisë së basteve tashmë ato janë bar kafe.

Nga 1 janari i vitit 2019 në të gjithë Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë më pika bastesh. Ky është ligji i ri që do të hyj në fuqi.

Edhe pak ditë kanë mbetur që pikat e basteve të jenë të hapura. Koha e mbetur u shërben atyre të mbyllin numrin e NIPT-it pranë QKR-së si dhe të shesin televizorët që dikur kanali i vetëm që shihej në to ishin ato të sporteve.

Kompanitë e basteve kanë nxjerr në treg dekoderët e televizorit, të cilët variojnë nga 5 mijë lek deri në 20 mijë lek të reja, kjo në varësi të madhësisë. Ndërkohë për punonjësit e pikave të basteve problemin më të madh të tyre kanë humbjen e vendit të punës.