Ballina KULTURË Basketbollistja italiane, “mahnitëse” në rrjetet sociale

Basketbollistja italiane, “mahnitëse” në rrjetet sociale

Basketbolliste dhe modele, një kombinim perfekt për të pasur një trup në formë dhe për të spikatur në faqet e para të revistave, qofshin sportive apo rozë.

Valentina Vignali nuk është ndoshta një sportiste e niveleve më të larta, megjithatë kurrë nuk ka hequr dorë nga pasioni për sportin, pavarësisht se më shumë të ardhura i ka siguruar nga modelingu.

Bukuroshja 27-vjeçare është ftuar shpesh nëpër studio televizive, ndërsa së fundmi është bërë pjesë e një spektakli televiziv në Itali, ku dëshiron të jetë protagoniste absolute.

Valentina Vignali ka kaluar edhe kuotën e 2 milionë ndjekësve në Instagram, shifër të cilën e ka festuar me një sërë fotosh mjaft “të nxehta”, që kanë bërë xhiron e rrjeteve.