Ballina SLIDER 1 Basketboll, fitore në ndeshjen e fundit, Vllaznia mbijeton në Superligë

Basketboll, fitore në ndeshjen e fundit, Vllaznia mbijeton në Superligë

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë mrekullinë, teksa pas fitores ndaj Partizanit siguruan qëndrimin në Superligën e Kampionatit Kombëtar të Bashkeetbollit. Kuqeblutë e koshit triumfuan në kryeqytet, duke e mbyllur në vendin e parafundit këtë sezon.

Shkodranët dominuan gjatë gjithë takimit ndaj të kuqve, ku perioda e parë mbyllet me shifrat 16-28. Edhe në të dytën vijoi loja e mirë dhe shkodranët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 43-45. Perioda e parë në pjesën e dytë u mbyll me shifrat e ngushta, 66-68, dhe i gjithë takimi me rezultatin 86-89.

Tashmë mbetet për t’u përcaktuar, sipas vendimit që do të marrë Federata Shqiptare e Basketbollit, nëse kuqeblutë do të luajnë ose jo dy ndeshje play-out. Por, edhe nëse ndodh kështu, nuk do të jetë e vështirë për të arritur dy fitore ndaj Invaders, ekipit të renditur në vendin e dytë në Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit.