Ballina SPORT Basketboll, ekipi i Teutës së Durrësit pritet nga kryebashkiaku Dako, fituan disa...

Basketboll, ekipi i Teutës së Durrësit pritet nga kryebashkiaku Dako, fituan disa trofe këtë sezon

Basketbollistët e ekipit të Teutës janë pritur sot në një takim të veçantë nga kryebashkiaku Vangjush Dako, ku edhe i ka uruar ata për sukseset e njëpasnjëshme gjatë këtij sezoni. Këtë sezon, Teuta e Durrësit në basketboll për meshkuj fitoi Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që tani është pjesë e finales për të fituar edhe Kampionatin Kombëtar të Basketbollit. Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm këtë sezon i djemve të Teutës ishte pjesëmarrja në Ligën Ballkanike dhe shpallja e tyre nënkampionë të Ballkanit, një ngjarje kjo që ndodh për herë të parë në historinë e basketbollit shqiptar.

Teksa ka takuar djemtë dhe drejtuesit e ekipit të basketbollit, kryebashkiaku Dako ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për ta, ndërkohë që ka theksuar se, në rast fitimi të titullit kampion, djemve do t’u akordohet edhe një dhuratë e veçantë.