Bashkia Tiranës vendos për disa nga pallatet që do të rindërtohen e rikonstruktohen, LISTA

41

Bashkia e Tiranës ka zhvilluar ditën e sotme një dëgjesë me inxhinerët të cilët kanë inspektuar pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në njësitë 7,8,9.

Përfundimi ishte se 3 nga këto pallate janë dëmtuar rëndë dhe kostoja për të rikontruktuar do të tejkalonte vlerën e objektit, ndaj do të ishte më mirë të konsiderohej opsioni i rindërtimit.

Nga ana tjetër për 6 objekte të tjera është kërkuar ripërforcimi dhe rikonstruksion.

– Pallati nr.136/1, Rruga e Kavajës (Njësia administrative nr.7)”, do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 48 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

– Pallati nr. 415/1, Rr. “Ferit Xhajko”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 74 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

– Pallati Nr. 26, Rr. “Fortuzi” (Njësia administrative Nr.9)”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 106 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

– Pallati Nr.1, Shkalla 1, Ap.20, Rr. “Karl Gega” (Njësia administrative Nr.9), )”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para, pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 71 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

– Pallati Nr. 74, Rruga “Memo Meto”, Objekti 1 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 47 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

– Pallati Nr. 74, Rruga “Memo Meto”, Objekti 2 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 43 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

– Pallati Nr. 74, Rruga “Memo Meto”, Objekti 3 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 53 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

– Pallati Nr. 74, Rruga “Memo Meto”, Objekti 4 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 47 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

– Pallatet Klara, Rr. “Sejdini” (Njësia administrative Nr.9)”, do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 37 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.