Ballina Aktualitet Bashkia Kamëz nderon ‘Dëshmoren e Kombit’/ Nga nesër një kopësht fëmijësh do...

Bashkia Kamëz nderon ‘Dëshmoren e Kombit’/ Nga nesër një kopësht fëmijësh do mbajë emrin ‘Zarife Hasanaj’

Bashkia Kamëz me në krye kryetarin Xhelal Mziu ka vendosur të nderojë emrin dhe punën e ushtarakes shqiptare, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën vetëm pak javë më parë gjatë një misioni në Letoni.

Sipas një njoftimi zyrtar të publikuar nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, kopshti i fëmijëve në Fushë-Kërçik, Babrru, nga dita e nesërme do të mbajë emrin e dëshmores së kombit.

Njoftim zyrtar

Bashkia Kamëz nëpërmjet këtij njoftimi zyrtar fton të gjitha mediat vizive (televizonet kombëtare dhe të tjera) si dhe ato të shkruara të marin pjesë në ceremoninë e përurimit të kopshtit të fëmijëve me emrin e dëshmores së Atdheut nëntetares “Zarife Muharrem Hasanaj” në Fushë-Kërçik, Babrru, me date 29-05-2019 ora 10:30.
Bashkia Kamëz krahas mediave vizive dhe ato të shkruara, fton cdo qytetar të territorit Bashkisë Kamëz edhe më gjërë për tu bërë pjesë e rëndesishme e kësaj ceremonie me përmasa kombëtare.