Ballina Aktualitet Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e një tjetër këndi lojërash

Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e një tjetër këndi lojërash

Krahas punës për përmirësimin e infrastrukturës në Njësinë Nr.10, Bashkia e Tiranës ka nisur sot punimet për minikëndin e lojërave te Rr. ”Vangjush Furxhi”, pas ish-ekspozitës ”Shqipëria Sot”.

Kjo hapësirë ka nisur tashmë të lirohet duke u bërë gati që të mikpresë jo vetëm fëmijët, por edhe gjithë komunitetin përreth.

Këndi do të pajiset me module të ndryshme lojërash për fëmijët, stola dhe kosha të rinj si dhe do të bëhet i gjithë gjelbërimi për t’i dhënë një pamje komplet të ndryshuar kësaj hapësire.