Bashkia e Pogradecit lajmëron: “Me hir ose me pahir pensionistët nuk do të qëndrojnë më në parqe dhe lulishte.”

86

Pas një rasti të konfirmuar në Korçë  me koronavirus dhe pas dy rasteve që janë dërguar për analiza, bashkia e Pogradecit i ka bërë thirrje pensionistëve që mos dalin në për parqe.

“Me hir ose me pahir pensionistët nuk do të qëndrojnë më në parqe dhe lulishte. Falenderim për ata që sot e respektuan këtë udhëzim. Nuk duam që ti largojmë me polici dhe as ti gjobisim. Duam që të ruani shëndetin dhe familjarët tuaj nga #Covid19.

Të gjithë ju që keni të moshuar mbajini në shtëpi. Në Korçë është konfirmuar një rast me #Covid19, në Pogradec 2 raste janë dërguar të analizohen raportojnë mediat dhe shpresojmë të dalin negativë”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Më tej thirrja vijon për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë brenda dhe të mbajnë higjienën personale. “Ju lutemi qëndroni brenda, ruani veten dhe higjenën personale. Kjo nuk është shaka por çështje jete. Sot pas orës 18:00 askush të mos dalë në shëtitore ose do të aplikohen gjobat sipas aktit normativ që ka hyrë në fuqi tashmë”.