Bashkia Durrës jep lajmërimin për eksperiment në një pallat të dëmtuar nga tërmeti:”Mos u shqetësoni!”

82
Bashkia e Durrësit ka informuar se do të kryhet një eksperiment në një tjetër pallat të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ditën e shtunë, datë shtator 2020, ora 12.00, IKMT do të bëjë një eksperiment vetëm me fitil detonator dhe kapsolla elektrike, në pallatin në lagjen , rruga “Dalip Peza”(pallati i Kastratit).
Në këtë eksperiment nuk do të përdoren lëndë plasëse dhe synimi i këtij eksperimenti është testimi i fortësisë së mureve të brendshme betonarme të këtij objekti.
Njoftojmë të gjithë qytetarët e banesave pranë këtij pallati të mos shqetësohen sepse ky eksperiment do të prodhojë zhurmë por sipas parashikimeve të specialistëve të xhenios dhe IKMT nuk do të ketë rrezik dëmtimesh të objekteve përreth.-njofton Bashkia Durrës.