Bashkëjetonte me një grua nga Fieri, shtetasi grek gjendet i vetëvarur

32

Një shtetas grek i cili prej kohësh bashkëjetonte me një grua nga Fieri, dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja është shënuar ditën e sotme rreth orës 13:00, në fshatin Libofshë, Fier.

Në oborrin e banesës, është gjetur nga bashkëjetuesja e tij, i vetëvarur shtetasi grek Jorgos Angjelidhis, 44 vjeç, i cili bashkëjetonte me shtetasen E. G., në banesën e saj në Libofshë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.