Basha tregon objektivin e PD:”Krijimi i një shtrese të mesme me të ardhura 1 milion lekë në muaj”

45

Lulzim Basha, lideri i PD deklaroi se partia e tij ka dy qëllime kryesore; të krijojë një shtresë të mesme si dhe institucionet që t’i takojnë qytetarëve shqiptarë.

Basha tha se aktualisht vetëm 20 mijë individë në Shqipëri i plotësojnë kushtet ekonomike për të qenë shtresë e mesme.

“Dy janë qëllimet kryesore të programit tonë politik: të krijojmë një shtesë të mesme të shqiptarëve dhe institucionet tu takojnë qytetarëve. Shtresë e mesme janë ata që kanë 1 milion lekë të vjetra të ardhura në muaj. Me këtë pavarësi financiare që kanë të vetëpunësuarit përbëjnë në çdo shoqëri motorin e zhvillimit. Ne kemi një shtresë të mesme pothuajse hije. Mbi 25 mijë persona kanë deklaruar paga mbi 1 milion të vjetra. 10 apo 15 veta janë deklaruar milionerë dhe multimiliarderë. Në vlerësimin ekonomik, shtresë e mesme në Shqipëri janë ata individë që kanë mbi 1 milion lekë të ardhura në muaj. Me këtë pavarësi financiare shtresa e mesme përbën lokolmotivën e zhvillimit të një vendi. Shtresa e mesme është garancia e demokracisë. Sa shqiptarë janë sot mbi 1 milion lekë? Vetëm 20 mijë shqiptarë kanë paga mbi 1 milion. që do të thotë se sistemi ka dështuar. Kemi 900 mijë të varfër dhe disa njerëz që janë multi miliarderë. Ligji i shtresës së mesme është se shtresa e mesme ndihmon vetveten që të shumëfishohet.”, tha Basha.