Ballina Aktualitet Basha rrëfen për herë të parë, ndryshimin e kufijve të Kosovës, serbët...

Basha rrëfen për herë të parë, ndryshimin e kufijve të Kosovës, serbët ma sollën edhe mua

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në një takim me komunitetin shqiptar në Londër ku u pyet edhe për çështjen e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Basha tha se ky është një skenar serb që i kanë propozuar edhe atij.

“Një miku ynë i përbashkët, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo ministri të jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S’e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozuar.

Kanë ardhur, në atë kohë, autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informuar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin.

Ju thashë më parë që jam i tmerruar nga papërgjegjësia totale, me të cilën ata mendojnë se mund të rikthejnë kohën e Millosheviçit apo kohën e luftërave të periudhës së Kongresit të Berlinit.

Këta mendojnë akoma si të jenë në shekullin e 19-të. Po kurrë nuk ma kishte marrë mendja se idetë që do të dëgjoja nga goja e Vuk Jeremiçit dhe Ivica Daçiç, do t’i dëgjoja më vonë si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hadhim Thaçit. Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë!” – tha Basha.