Ballina Aktualitet Basha refuzon ftesën për ‘armëpushim’: Mua dhe Ramës na thanë ndërkombëtarët se...

Basha refuzon ftesën për ‘armëpushim’: Mua dhe Ramës na thanë ndërkombëtarët se s’hapen negociatat

Nga Fieri, Basha u shpreh se ndërkombëtarët ia kanë bërë të qartë kryeministrit dhe vetë atij se në Qershor nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë. Lideri demokrat këtë e cilësoi dështim dhe për këtë fajtori sipas tij është vetëm një; Edi Rama.

Sot për herë të parë në Fier përshëndetjen me shenjën e fitores e kam parë në ngrihet jo vetëm nga duart e demokratëve, por të gjithë qytetarëve. Radhët e protestës popullore shtohen sepse kauzën tonë e ka përqafuar e gjithë Shqipëria. Në luftojmë për Shqipërinë si gjithë Europa. Kurrë më e njëjta bandë e pangopur të  mos marrë më peng qeverinë e radhës. Jo vetëm të largojmë Ramën, por të varrosim fenomenin e Rilindjes, ti japim fund tranzicionit. Ditën e sotme për të tretën herë radhazi KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Ne kemi luftuar cdo ditë për hapjen e negociatave pasi do të rriste kontrollin për qeverinë. Në urojmë që Shqipërisë ti hapen negociatat, por tre vite është refuzuar. Vendet anëtare kanë raportet e tyre individuale, agjencive të tyre, shërbimeve të tyre sekrete, lidhjet e krimit me qeverinë. Sot Rama duhet të kishte kërkuar ndjesë për gënjeshtrën e një viti më parë. E mbani mend, që hapi shampanjën për të festuar hapjen e negociatave, se shqiptarët paguajnë për shampanjën dhe qindra mijëra eurove dhe…Por negociatat nuk janë hapur, më shumë kushte i janë shtuar Shqipërisë, ndërsa te 5 kushtet nuk ka pasur asnjë progres.

Vendi pa gjykatë Kushtetuese dhe të lartë, prokuroria mbyll dosjet e korrupsionit. Në Bruksel i dinë të gjithë edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë, partnerët i kanë bërë të qartë kryeministrit sikur ia kanë bërë kryetarit të opozitës se në gjendjen aktuale Këshilli do të votojë për mos hapjen e negociatave dhe ky ndëshkim ka një fajtor, Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave. E di se cfarë ka ndodhur në vendet që janë hapur negociatat, të parët janë ndëshkuar. Rama po bën gjthcka për ta shtyrë momentin kur Shqipëria të hyjë në Europë.

Largimi i Ramës i hap rrugë zgjidhjes politike, një qeveri e integrimit europian për zbatimin e kushteve. Nuk ka vend që i hapen negociatat në BE pa zgjedhje të lira dhe me shit blerje. Largim të Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira është rruga jonë drejt BE-së.  Dialog mbarë kombëtar duke i përfshirë të gjithë të majtë dhe të djathtë, propozimet tona do të diskutohen dhe debatohen në të gjithë Shqipërinë. Duhet një parlament që u përfaqëson ju, që e lidhin fatin me ju. Një parlament me një apo dy dhoma, një President të zgjedhur nga populli, drejtësi të vërtetë. Referendum popullor. Asnjë kompromis dhe pazar me të keqen” tha ai.

Ndërkohë që gjatë fjalës së tij me demokratët fierakë, ai ripërsëriti edhe njëherë se nuk ka dialog me Ramën pa largimin e tij duke i qëndruar kushtit të panegociueshëm. Deklaratat dhe qëndrimin e Ramës për vendosmëri të plotë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale pa opozitën, Basha i cilësoi si kërcënime frike, pasi shumica sipas tij është në grahmat e fundit. “Hamhamet lehjet dhe kërcënimet për të kryer një tjetër krim zgjedhor me një tjetër grup trafikantësh dhe zyrtarësh e politikanësh të kapur bëhen për t’i shtirë frikën popullit, ata janë grahmat e fundit të regjimit kriminal.

Lojërat me sovranin kanë marrë fund, largimi i Ramës është i panegociueshëm. Asnjë hap pas për liri dhe demokraci. Të dielën në orën 19:00 iu pres në Tiranë. Do të zhgënjhen ata që mendojnë se do u ulë kokat” përfundoi. Në KE vendimi që duhet të jetë unanim pritet që të merret në qershor nga vendet anëtare. Por Shqipëria prej disa muajsh është në krizë politike, pasi opozita dogji mandatet dhe doli në protesta në rrugë, madje duke bojkotuar edhe zgjedhjet, të cilat sipas shumicës do të bëhen edhe pa PD-LSI. Por deri në 30 Qershor pritet për t’u parë se cfarë do të ndodhë.