Ballina Aktualitet Basha: Rama po kërkon të flijojë njerëz të pafajshëm për të mbajtur...

Basha: Rama po kërkon të flijojë njerëz të pafajshëm për të mbajtur pushtetin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, e konsideroi shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës një skenar të organizuar për të krijuar konflikte dhe për të flijuar njerëz të pafajshëm. Sipas Bashës, kryeministri Rama po kërkon viktima që të mbajë pushtetin.

“Zef Hila është një burrë i matur, kurajoz dhe me dinjitet. Ai nuk përzihet në planet tinzare dhe burracake të Edi Ramës kundër njerëzve të pafajshëm, sepse ajo që ndodhi në Vaun e Dejës ishte një skenar i organizuar nga Edi Rama me Tom Doshin për të krijuar konflikte. Edi Rama është duke kërkuar viktima për të mbajtur pushtetin. Edi Rama po kërkon të flijojë njerëz të pafajshëm për të mbajtur pushtetin. Dhe si përherë këto plane kriminale i bën dhe zbaton me të fortë dhe kriminelë. Ne nuk do ta lejojmë këtë plan antishqiptar, që mund të ndezë përplasje të madhe kudo”, u shpreh Basha.