Basha pas vizitës në Kamëz e Vorë:”Mora mesazhin nga qytetarët se nuk mund të vazhdohet me Ramën”

169

Lulzim Basha ka vizituar Kamzën dhe Vlorën.

Pas vizitës së tij lideri i demokratëve është shprehur se ka marrë mesazh të qartë se qytetarët nuk e duan më në krye kryeministrin aktual.

Sipas Bashës, 25 prilli do të shënojë fitore të thellë për demokratët pasi Shqipëria duhet të ndryshojë në mënyrë urgjente.

Reagimi i plotë:

Sot në Vorë, Kamzë e Marikaj çdo qytetar që takova më konfirmoi se Shqipëria kërkon ndryshim, sepse Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim.

Nga çdo qytetar që takova dëgjova të njëjtën bindje: pas 8 vitesh me Ramën, vendi nuk mund të vazhdojë kështu. Të njëjtën bindje se ne duhet të ndryshojmë dhe koha është tani.

Në Vorë, në Kamzë, në çdo shtëpi që hyra, në çdo rrugë që kalova mora mesazhin e qartë se janë pikërisht qytetarët ata që do ta sjellin ndryshimin me votën e tyre më 25 prill.

Prandaj ne jemi bashkuar për ta sjellë këtë ndryshim dhe për të nisur punën për qytetarët shqiptarë dhe për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Më 25 prill, të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!