Basha njofton Kuvendin: Këta janë 4 deputetët që kemi përjashtuar nga grupi

60

Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë Kuvendit, ku e ka njoftuar për ndryshimet e bëra në grupin parlamentar të PD pas përjashtimeve të mbështetësve të Sali Berishës.

PD i është drejtuar Kuvendit me një shkresë zyrtare ku e ka njoftuar për vendimet e marra, ku Enkelejd Alibeaj është vendosur kryetar grupi parlamentar të PD në vend të Alfred Rushaj.

Po ashtu në shkresë, njoftohet përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi parlamentar që janë Edmond Spaho, Luan Bacci, Albana Vokshi dhe Flamur Noka.

Gjithashtu janë propozuar disa ndrshime në Komisionet e Përhershme parlamentare që janë:

-Grida Duma si kryetare Komisioni në Komisionin për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

-Flutura Acka si kryetare për Komisionin për Edukimin dheMjetet e Informimit Publik.

-Dhurata Cupi si zv.kryetare e Komisionit për Komisionin për Cështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

PD njofton Kuvendin se në përbërjen e Byrosë së Kuvendit janë miratuar këto ndryshime:

-Sekretariati për Buxhetin. Propozohet si sekretar Xhelal Mziu duke liruar nga detyra Belind Këllicin.

-Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Propozohet si anëtar Bledion Nallbati duke liruar nga detyra Flutura Açkën.

-Sekretariati për Statusin e Deputetit. Propozohet si sekretar Dashnor Sula duke liruar nga kjo detyrë Grida Dumën.

-Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet. Propozohet si anëtare Lindita Metaliaj duke liruar nga kjo detyrë Dhurata Cupin.

Ndërsa në përbërjen e Këshillave të përhershëm bëhen këto ndryshime:

-Në këshillin e Legjislacionit propozohet si anëtar i përhershëm Dhurata Cupi duke liruar nga detyra Oerd Bylykbashin, i cili propozohet si anëtar zëvendësues.

-Në këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, propozohet si anëtar i përhershëm Ervin Salianji duke liruar nga kjo detyrë Oerd Bylykbashin.