Ballina Aktualitet Basha nga Vlora, Vangjush Dako duhet të shkojë në burg

Basha nga Vlora, Vangjush Dako duhet të shkojë në burg

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga Vlora në një diskutim të gjatë me studentë dhe pedagogë tha se integrimi i Shqipërisë në Europë nuk mund të bëhet me mashtrime, por vetëm kur ligji të zbatohet njësojë për të gjithë.

Duke iu referuar sanksioneve ligjore të parashikuara në Kodin Penal për vjedhje dhe blerje votash, i pari i PD-së nënvizoi faktin se po të ishte zbatuar, Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg dhe jo kryetar bashkie.

Shqiptarët e kanë kuptuar se perdja ka rënë dhe mbështetjen tonë e keni të pakufishme. Në Europë shkohet me sjellje europiane. Nuk njoh vend europian që nuk ka pedagogë që kundërshtojnë politikën. Ne do të stimulojmë mendimin e pavarur dhe mendimin publik”, tha mes tjerash Basha.