Ballina LAJME Tiranë, kryedemokrati Basha: Më 16 mars takimi i popullit para Kryeministrisë

Tiranë, kryedemokrati Basha: Më 16 mars takimi i popullit para Kryeministrisë

Me sa duket protesta e thirrur nga opozita e bashkuar është mbyllur edhe për sot. Pas daljes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për mediat. Ai tha se djegia e mandateve vijuese të opozitës është akti final.
I pyetur nëse po shkohet drejt Kryeministrisë, Basha tha se axhenda opozitare për sot mbaron këtu.

“Më datë 16 është takimi i popullit para Kryeministrisë. Do kemi një protestë edhe më të madhe. Sa i takon axhendës opozitare mbaron këtu,” – tha Basha.

I pyetur nëse protesta e radhës do ketë akte dhune, Basha tha se opozita do vazhdojë protestat paqësore por se asnjë digë nuk e mban dot zemërimin popullor.

“Edi Rama e ka frikë popullin ndaj mund t’i japë zgjidhje politike krizës duke u larguar një orë e më parë. Opozita do vazhdojë protestat paqësore por asnjë digë nuk e mban dot zemërimin popullor,” – deklaroi kreu i PD.