Bardhi i bën apel Ramës: “Lëre propagandën, dëshmitë e dhimbshme të qytetarëve janë këmbana alarmi”

29
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, ku i bën apel qeverisë Rama të lërë mënjëanë propagandën e të bëjë detyrën. Bardhi i ka bërë thirrje qeverisë të kujdeset për familjet në nevojë teksa e ka konsideruar dëshmitë e qytetarëve sirena alarmi!
“Dëshmitë e dhimbshme të qindra qytetarëve në nevojë janë sirena alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën.
Shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë.
Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës.”-shkruan Bardhi