Ballina Aktualitet Barcelonë, Tirana vlerësohet në Panairin e Qyteteve Inteligjente

Barcelonë, Tirana vlerësohet në Panairin e Qyteteve Inteligjente

Tirana mori vlerësimin maksimal në edicionin e tetë të Kongresit Botëror dhe Panairit të Qyteteve Inteligjente të mbajtur në Barcelonë, ku kryebashkiaku Erion Veliaj ishte përzgjedhur për të prezantuar projektet dhe zgjidhjet inovative për qytetin.

Në Panairin e Qyteteve Inteligjente merrnin pjesë më shumë se 700 përfaqësues nga e gjithë bota dhe Tirana spikati pas ndryshimeve që ka pësuar në tre vitet e fundit, të cilat e kanë kthyer kryeqytetin shqiptar në model suksesi në Evropë.

“Më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme që Tirana vlerësohet në Panairin e Qyteteve Inteligjente në Barcelonë. Kur shikon sa qytete marrin pjesë dhe çfarë gare zhvillojnë qytetet në botë për t’u afirmuar, ndjehem shumë krenar për atë që kemi arritur në Tiranë, falë mbështetjes së jashtëzakonshme që populli i Tiranës i jep ndryshimit, punës dhe modernizimit,”- tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës gjithashtu deklaroi se edhe vitin tjetër Tirana do të vijojë të punojë çdo ditë, ndërsa theksoi se një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe çështjeve sociale.