Ballina SPORT Barcelona, Valverde: Për Realin do të mendojmë pas Seviljes

Barcelona, Valverde: Për Realin do të mendojmë pas Seviljes

Ernesto Valverde, trajner i Barcelonës, ka folur në vigjilje të ndeshjes kundër Seviljes, sfidë që do të luhet sot në orën 16:15 në “Ramos Sanchez Pizjuan” në kuadër të javës së 25-të të La Ligas.

Tekniku i katalanasve ka kërkuar përqëndrim maksimal për këtë transfertë delikate dhe nuk ka dashur që ta shpërqëndrojë ekipin e tij me sfidën pasardhëse, atë ndaj Real Madridit, që është dhe takimi më i ndier nga gjithë tifozët blaugrana.

“Sevilja është një skuadër e vështirë në shtëpinë e saj dhe po merr rezultate të mira. Në takimin e parë u mundëm dhe është një rival ndaj të cilit ne vuajmë shumë. Suarez është mirë, ka pushuar dhe për mua është e vështirë të bëj pa të. Për Realin do të mendojmë të dielën. Janë dy sfida të rëndësishme pë t’u ndjekur nga të apasionuarit. Duhet të ndryshojmë diçka sepse një dëmtim në këtë pjesë të sezonit mund të na kushtojë shumë”.