Ballina KULTURË Barcelona prezanton fanellën e re unike, ajo tregon dashurinë e klubit për...

Barcelona prezanton fanellën e re unike, ajo tregon dashurinë e klubit për qytetin

Klubi i madh katalunas, Barcelona ka prezantuar fanellat e reja të para që do mbajë në sezonin 2019/20. Ato kanë një dizajn dhe frymëzim unik.

Barcelona ka bërë një ndryshim sa i përket fanellave të tyre tradicionale, pasi ka ndërruar vijat me katrorë për herë të parë në historinë e klubit.

Dizajni i ri i fanellave thuhet se merr frymëzimin nga qyteti i Barcelonës duke përfshirë blloqet karakteristike, shtëpitë dhe ndërtesat më emblematike të dizajnuara nga arkitekti i madh Antoni Gaudi.

Fanella e re e klubit katalunas është dizajnuar edhe kësaj radhe nga kompania e mirënjohur Nike.

Ajo do të dalë në shitje më 4 qershor në të gjitha dyqanet zyrtare te klubit dhe kompanisë amerikane.

Kompleti i fanellave do të përbëhet nga pantallonat e shkurtër blu dhe çorapet gjithashtu blu me një vijë të kuqe.

Fanella gjithashtu ka edhe flamurin e Katalunisë në pjesën e përparme, ndërsa të gjitha klubet e Barcelonës në sporte të ndryshme do të bartin këto fanella.