Ballina Aktualitet Barcelona ofron 100 milionë euro dhe tre lojtarë për Neymarin

Barcelona ofron 100 milionë euro dhe tre lojtarë për Neymarin

Dy vite pasi u largua nga Barcelona, Neymar mund të rikthehet në Camp Nou, derisa mediat në Spanjë raportojnë se në marrëveshje mund të përfshihen tre lojtarë.

Në verën e vitit 2017, braziliani e kompletoi transferimin te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, duke e ndryshuar tregun e transferimeve rrënjësisht.

GloboEsporte raporton se Neymari është shumë afër të rikthehet te Barcelona, gjersa edhe bisedimet kanë filluar në mes të dyja klubeve.

Sipas këtij mediumi, braziliani do t’i kushtonte klubit katalunas 100 milionë euro, me Samuel Umtitin, Ousmane Dembelen dhe Ivan Rakitici, të përfshirë në marrëveshje.

Ditë më parë, presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi i tha FranceFootball se dyert janë të hapura që Neymar të largohet nga Parku i Princave.

L’Equipe më tej raportoi se braziliani nuk është i lumtur me mossuksesin e klubit parisien në arenën ndërkombëtare, andaj edhe po e kërkon largimin.

Neymari më shumë ka qëndruar i lënduar te PSG-ja se sa që ka luajtur, derisa kjo situatë e ka nervozuar atë që ta kërkojë largimin në këtë verë edhe pse gëzon një status të lartë në klub.