Ballina SPORT Barcelona në ngërç, Luiz Suarez jashtë fushave për dy javë

Barcelona në ngërç, Luiz Suarez jashtë fushave për dy javë

Sulmuesi uruguaian është lënduar në ndeshjen ndaj Atletico Madrid. Lëndimet janë kthyer në një makth për Barcelonën, e cila nuk po arrin të kompletojë skuadrën nga futbollistët e dëmtuar edhe pse rivaliteti është gjithnjë prezent.

I fundit që tremb katalanasit është sulmuesi uruguaian, Luis Suarez i cili ka pësuar një lëndim në gjurin e tij të djathtë dhe tashmë do të duhet që të mungojë për dy javë.
Kështu Suarez do të humbasë ndeshjen me PSV-në në Ligën e Kampionëve si dhe ndeshjen me Villarrealin në kampionat.